Investimet infrastrukturore të parashkuara për tu realizuar me buxhetin e këtij viti, u bënë objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Lezhës. Këshilltarja e Partisë Demokratike Alfrida Marku, ngriti shqetësimin se asnjë prej projekteve nuk ka nisur ende ndonese po shkojmë drejt fundit të vitit.
Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu, tha se vonesat kanë ardhur si shkak i procedurave të tenderimit, por tha se do të punohet në disa fronte që investimet e parashikuara të përfundojnë brenda këtij viti.
Me buxhetin e këtij viti Bashkia Lezhë ka planifikuar 5.1 miliard lekë investime në infrastrukturen rrugore të zonave rurale, ku janë dhe problematikat më të mëdha.