Prej më pak se një viti, bashkia Shkodër ka shtuar ndjeshëm investimet në njësinë administrative Gur I Zi. Administratori Ismet Haxhija tregon se gjatë kësaj periudhë janë rikonstruktuar disa rrugë, janë hapur disa kanale vaditëse ndërsa është ndërtuar edhe një argjinaturë që I shërben disa fshatrave për të ulur rrezikun nga përmbytjet.

Mundësia për investime ka qenë ndër vite tregon administratori, por tani fondet po vihen në shërim të kërkesave të komunitetit.

Kjo njësi administrative ka probleme kryesisht me rrugët dhe furnizimin me ujë dhe energji elektrike, por duket se me kalimin e kohës banorët po marrin shërbimin për të cilin paguajnë taksat rregullisht.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË BURG LIDERI I OPOZITËS RUSE, ALEXEI NAVALNY
Artikulli tjetërKISHA E “SHËN MITRI”, OBJEKT KULTI 800- VJEÇAR