Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka inspektuar sot punimet për mbrojten nga gerryerja dhe përmbytjet e lumit Drin, në Bërdicë, aty ku po ndërtohet një mbrojtje gjatësore 0.4 km dhe 6 panele të rinj, të cilët do të mbrojnë nga gërryerja tokën bujqësore.
“Ka qenë një zonë tepër problematike që krijonte nje rrezikshmëri shumë të lartë për banorët e zonës. Me këtë ndërhyrje që përfundon brenda dhjetorit, ne do të kemi mundësinë të parandalojmë problematika të përmbytjeve në këtë zonë. Ky është një premtim i mbajtur dhe jemi ne do të vijojmë me inspektime të shpeshta dhe për ecurinë e këtyre punimeve.”, tha Krifca.
Investimi prej 95 milionë lekësh do të mundesojë mbrojtjen, jo vetëm të tokës nga gërryerja, por edhe të shtëpive të banimit dhe bizneseve rreth zonës.