Star Plus disa herë ka pasqyruar situatën e krijuar nga mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore të fshatit Grudë e Re. Me disa përpjekje të vogla, bashkia Shkodër gjatë muajve të verës u përpoq të mbushte me asfalt gropat e krijuara në rrugë, por këto ndërhyrje nuk qenë efektive. Vetë banorët I kanë kërkuar administratorëve ndër vite të ndërhyjnë për asfaltimin e rrugës por ende nuk ka një projekt që I jep zgjidhje këtij problemi.

Nga vëshgimi I bërë këtë të premte, situata paraqitet problematike.

Ndërkohë, pas kameras banorët thonë se tashmë e kanë humbur shpresën për rikonstruksionin e rrugës ndërsa detyrohen që çdo ditë të lëvizin përmes gropave të thella të krijuara nga asfalti I çarë.

Artikulli paraprakDREJT PËRFUNDIMIT ARGJINATURA E FSHATIT BARDHAJ
Artikulli tjetërKURBIN, BALLA-POLICISË: ZBARDHNI KRIMET