PRODHIMET BUJQËSORE, MUNDËSI PËR EKSPORTIN NË EUROPË. Oberland, nje nga fermat me te medha ne Mynih te Gjermanisë, ka shfaqur interes per investuar dhe bashkëpunuar me fermeret e zonës se Bushatit.

Drejtuesit me te larte te kesaj kompanie te njohur nderkombetarisht, kane qene ne Komunën e Bushatit, ku janë takuar me kryetarin e komunes dhe fermere te zones.Drejtori ekzekutiv I kesaj kompanie, Herald Kirch, ka deklaruar se pas informacioneve te marra per Shqiperine, ka rezultuar se komuna Bushat eshte nje nga zonat me mundesine me te mire te bashkepunimit, per vete specifikat e saj ne fushen e bujqesise. Oberland, eshte prezente ne te gjithe europen me produktet saj, por ne kerkim te zgjerimit te tregut, fale edhe menagjerit shqiptar, Ilir Halilaj, jane perqendruar ne Shqiperi, ku kerkojne te bashkepunojne dhe te shkembejne eksperiencat me fermere shqiptare per te rritur mundesine e bashkepunimit per produktet bujqësore

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/TXJE8YngJpk” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakGATI HARTA E BUJQËSISË NË VEND
Artikulli tjetërRIMBUSHEN TROTUARET ME TREGTARË TË PALIGJSHËM