Pasuritë nëntokësore të Mirditës janë shfrytëzuar në mënyre barbare dhe paratë e përfituara nuk janë përkthyer në investime për zonen.Kështu shprehet inxhinieri minerar Gjon Pjetri i cili prej më shumë se dy dekadash jeton në Kanada.Në zonat ku ka patur miniera mungon infrastruktura rrugore, ndaj dhe janë braktisur thotë inxhinieri minerar Gjon Pjetri.

E gjithë Mirdita në teresi është një zonë mjaft atraktive për turizem malor, por nuk është punuar aspak në këtë drejtim thotë inxhinieri minerar Gjon Pjetri.

Nga një zonë e zhvilluar kryesisht në industrinë e bakrit, sot Mirdita rënditet një ndër zonat më të varfera të shqipërise.Mungesa e investimeve dhe mundesive për të siguruar jetesen në vendlindjen e tyre, ka nxitur largimin masiv të banoreve, duke sjellë shpopullimin e zonës.

Artikulli paraprakPLAGOSJA NË SHKODËR, 47-VJEÇARI U PARAQIT NË SPITAL I PLAGOSUR NË SHPATULL
Artikulli tjetërSHKODËR, HAPET EKSPOZITA “PËRHANSHËM”