MADRILENËT PËSOJNË 4 GOLA, PSG FITON 1-0 NDAJ INTER.Reali i Madridit, i drejtuar nga italiani Ancelotti, mbërriti në Dubai për të zhvilluar miqësoren e luksit ndaj Milanit, me një rekord prej 22 fitoresh radhazi në këtë edicion, por ndaj kuqezinjve ata nuk arritën fitoren e radhës.
Filippo Inzaghi e nisi pjesën e parë me Menez dhe Stephan El Sharaaëy në sulm, ndërsa Reali i Madridit zbriti në fushën e lojës me shumë ndryshime, ku të vetmit titullarë në formacionin e Ancelottit ishin Ronaldo dhe Isco.Rezultati u zhbllokua në minutën e 23-të nga francezi, Menez, i cili kaloi kuqezinjtë në avantazh, ndërsa 7 minuta më vonë El Shaaraëy dyfishoi shifrat. Portugezi Ronaldo ishte ai që ngushtoi diferencën që në pjesën e parë.Dy ekipet bënë ndryshime të mëdha në formacion me fillimin e pjesës së dyte, por Milani shënoi edhe dy gola të tjera, me El Shaaraëy-n dhe Pazzini-n, ndërsa Reali shënoi golin e dytë me Benzema nga pika e penalltisë.Kampionët e Botës nuk dhanë maksimumin e tyre në fushë, duke i dhënë mundësinë Milanit të kënaqet me një trofe pak të rëndësishëm siç është “Dubai Challenge Cup”.Po ashtu fitore kanë arritur dhe francezët e Paris Saint Zhermen, që mposhtën 1-0 ekipin e Interit.