Janë mbushur 555 vite nga ikja e figurës së Zojës së Shkodrës në Gjenecanio të Italisë. Në këtë datë të shënuar për të krishterët në kishën e Zojës së Shkodrës në hyrje të qytetit u kremtua mesha e shenjtë. Ipeshkëvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji i cili kremtoi këtë meshë u ndal tek disa probleme të rënda me të cilat po përballen familjet shqiptare kudo që janë.
Njerëzit sot janë të verbuar tha Ipeshkëvi i Kosovës dhe se zemrat janë të ligështuara.
në meshën e shenjtë tek Kisha e Zojës në Shkodër morën pjesë ipeshkëv nga e gjitha
Shqipëria bashkë me arqipeshkëvin e Shkodrës Angelo Massafra i cili ripërsëriti lutjen e tij për paqe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.