Në kishën françeskane në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë për festën e Zojës Nunciatë e cila është Pajtore e Provincës Françeskane shqiptare dhe asaj malazeze. Meshën e kremtoi arqipeshkëvi i Tivarit në Malin e Zi Rrok Gjonlleshaj i cili ishte i ftuar. Monsinjor Gjonlleshaj përmendi devocionin e martirëve të cilët edhe pse të masakruar nga komunizmi u frymëzuan nga Zoja e Papërlyeme dhe Jezusi.

Gjonlleshaj tha se sa herë vjen në Shkodër është i frymëzuar nga kjo tokë e shkelur nga martirë e shenjtorë.

Ministri Provincial i françekanëve në Shqipëri Atë Pashko Gojçaj falenderoi ipeshkëvin e Tivarit monsinjor Gjonlleshaj.

Mesha e shenjtë në kishën françeskane vijoi me lutje nga meshtarët e besimtarët e pranishëm në këtë festë të Zojës Nunciatë e cila ka qenë me 25 mars por për arsye objective është shtyrë në këtë 8 prill për t’u kremtuar.

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA MPOSHT PARTIZANIN
Artikulli tjetërURA E MESIT E PREFERUARA PËR TURISTËT E HUAJ