Së shpejti iPhone do të prezantojë një veçori të re që do të largojë nevojën e rrezikshme për të lexuar mesazhet gjatë kohës që do jeni në timon.

Veçoria, e quajtur “Do Not Disturb While Driving” (Mos pengo gjatë dhënies së makinës), do të jetë pjesë e iOS 11 të Apple, një version i ri i sistemit operativ. Nëse celulari është i lidhur me makinën përmes Bluetooth ose kabllos, ose thjeshtë makina është duke lëvizur, celulari do të bllokjë njoftimet si mesazhe ose përditësime të reja.

Nëse dikush ju dërgon mesazh kur jeni duke i dhënë makinës, celulari mund të përgjigjet me një mesazh automatik që thotë se jeni në timon dhe se nuk mund të përgjigjeni për momentin. Ekrani i celularit do të jetë i mbyllur gjithashtu për të parandaluar shoferët që të përdorin aplikacionet e tyre përderisa vozisin. Përdoruesit do të jenë në gjendje të shohin Hartat e Apple, aplikacionin e navigimit – edhe pse nuk do të jenë në gjendje të përcaktojnë destinacionet.

Artikulli paraprakU SHTIR SI E VERBËR PËR 28 VITE PËR NJË ARSYE TË PABESUESHME
Artikulli tjetërTIRANË, THYHEN GJATË NATËS XHAMAT E KISHËS KATOLIKE