Studentët e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i janë rikthyer protestës në qytetin e Shkodrës pas dy ditësh duke protestuar në Tiranë bashkë me pjesën tjetër.
Studentët u mblodhën që në mëngjes tek rektorati duke vijuar me thirrjet për kërkesat e tyre.
Gjatë protestës një prej lokaleve aty afër shpërndau kafe falas për protestuesit.
Nga më interesantet janë edhe pankartat që mbanin në duar studentët protestues ndërsa tregojnë se nuk ka negociata dhe se protesta e tyre nuk është politike ndësa pati edhe gjimnazistë.
Gjatë protestës studentët kënduan himnin e flamurit dhe këngë të tjera ndërsa i bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen.