Ambasada amerikane në Bagdad ka konfirmuar se “disa” Amerikanët janë rrëmbyer gjatë së dielës.

Zyrtarët amerikanë dhe ata nga Iraku, kanë njoftuar se po bëjnë përpjekje për gjetjen e tre amerikanëve që janë zhdukur gjatë të dielës në kryeqytetin irakian, Bagdad. “Ne jemi duke punuar me ndihmën e plotë të autoriteteve irakiane për gjetjen dhe shpëtimin e individëve”, ka thënë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, pas raportimeve të televizionit Al-Arabiya se tre amerikanë mund të jenë rrëmbyer nga “militantët”. Televizioni arab, duke cituar burime të paidentifikuara, ka thënë se tre amerikanët janë rrëmbyer në zonën al-Dura, në jug të Bagdadit. Një kolonel i policisë irakiane, duke folur në kushte anonimiteti, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se sipas informacioneve që po posedojnë, tre amerikanë dhe një përkthyes irakian, janë rrëmbyer nga persona që ishin të veshur me uniformë të milicisë ushtarake. Ai shtoi se forcat irakiane e kanë nisur një operacion për gjetjen e tyre. Forcat paraushtarake e donimuar nga milicia shiite që e kanë mbështetjen e Iranit, e kanë ndihmuar Irakun në luftën ndaj Shtetit Islamik. Por, ata kanë qenë të akuzuar edhe për abuzime, duke përfshirë ekzekutimet dhe rrëmbimet.

Artikulli paraprakI FTOHTI SIBERIAN PËRFSHIN EUROPËN, “NGRIN” KONTINENTI I VJETËR
Artikulli tjetërFLAMURI SHQIPTAR SHPALOSET PËR HERË TË PARË NË POLIN E JUGUT