Prej më shumë se 5 dekadash, çepja e rrobave është bërë pjese e pandashme e jetes së tij.Irfan Frasheri është rrobaqepësi më i vjeter dhe i vetmi për burra, që e ushtron këtë profesion në qytetin e Lezhës edhe në ditet e sotme.

Pavarësisht vështiresive, pasioni e nxiti që të ndjekë këtë profesion që në moshen 15-vjeçare. Me këtë punë ka mbajtur familjen dhe shkolluar tre fëmijet e tij, ndërsa përgjatë 53-viteve të punës së tij ju ka mësuar zanatin brezave pasardhës. Ky profesion ka lodhje dhe vështiresitë e veta, por Irfan Frashëri e konsideron atë që bën një punë artistike, ndërsa makina e çepjes që përdor është mekanike dhe prodhuar plot 85 vite më parë.

Sot në moshë 70-vjeçare Irfan Frashëri thotë se nuk do ti ndalet profesionit të cilin e bën me plot pasion, por ka dhe një apel për brezin e ri.

 

Artikulli paraprakBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA PRANË RËNIES NGA SUPERIORJA
Artikulli tjetërLAJMI I FUNDIT/ AKSIDENT ME VDEKJE NË HYRJE TË SHËNGJINIT