Për herë të parë në historinë e saj, Republika e Irlandës do të ketë një kryeministër homoseksual. 38-vjeçari Leo Varadkar do të pasojë në detyrë kryeministrin aktual Enda Kenny, ndërkohë që do të marrë në dorë edhe frerët e partisë më të madhe në koalicionin qeverisës irlandez.

Varadkar do të jetë gjithashtu edhe lideri më i ri i vendit. Leo Varadkar do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Irlandës pasi fitoi lidershipin e partisë Fine Gael. 38-vjeçari do të jetë kryeministri i parë homoseksual dhe gjithashtu lideri më i ri që vendi ka patur ndonjëherë. Zoti Varadkar mposhti rivalin e tij, Ministrin e Strehimit Simon Coveney, me 60% të votave për udhëheqjen e Fine Gael, partisë më të madhe në koalicionin qeverisës. Ai do të pasojë Enda Kenny-n si lideri i partisë së qendrës së djathtë brenda disa javësh. I lindur nga një baba indian dhe një mama irlandeze, Varadkar ka qenë përgjegjës për sistemin e mirëqenies në vend.

Aktualisht ai shërben si Ministër për Mbrojtjen Sociale ndërkohë që në Irlandë, njihet si një person tepër liberal dhe i angazhuar në çështjet progresive dhe të drejtat e punëtorëve. Me zgjedhjen e tij në krye të partisë Fine Gael, 38-vjeçari u shpreh i nderuar dhe me përulje pranoi “sfidën e madhe” përpara tij. Ai tha se zgjedhja e tij tregon që paragjykimet nuk kanë vend në Republikën e Irlandës. Lideri i ri deklaroi se rikthimi i decentralizimit në Irlandën e Veriut dhe çështja Brexit do të jenë prioritetet e menjëhershme të tij dhe të partisë.

Artikulli paraprakPOLICIA ASGJESON 180 BIMË KANABIS, PROCEDOHET KRYEPLAKU I FSHATIT VUÇË
Artikulli tjetërBASHA SULMON METËN: LSI PAS ZGJEDHJEVE DO TË FALIMENTOJË