Me erërat e tij që mbërrijnë shpejtësinë 295 km/h, uragani Irma ishte shkatërrues për Karaibet.

Banesa të tëra janë kthyer në gërmadha e 7 persona kanë humbur jetën. Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë në shkallën e matjes së fuqisë së stuhive, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar gati krejtësisht. Shkalla e dëmeve është pak më e qartë, por bilanci i viktimave mbetet provizor e ka gjasa të rritet akoma.

Nuk dihet ende me saktësi se çfarë impakti mund të ketë Irma në tokën kontinentale amerikane, por zyrtarët presin që ajo të godasë Floridën.

Artikulli paraprakKANABIS, RAMA: KY “FILM” MBARON KËTË VIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË FUSHË- KRUJË, HUMBIN JETËN DY TË RINJ