Deputeti i PD-së, Helidon Bushati, akuzoi Ministrinë e Energjisë se ka gënjyer me rritjen e metrave të kaskadës së Fierzës. Madje ai duke bëri ironi tha se për 10 minuta e shtuan me 13 metra dhe me këtë ritëm një ditë do të përmbytin Fierzën.
“Keni keqpërdorur kaskadën e Fierzës, që është 6 metra nga pika zero, aty ku nuk prodhon më energji. Kuota është 258 metra, del ministrja thotë po e menaxhojmë në mënyrë perfekti. Del tjetri dhe thotë se është 271 metra. Për 10 minuta mbledhje e rritën me 13 metra. Ju lutem zonja ministre mblidheni më pak Komitetin se me këtë nivel rritje po e përmbytni Prizrenin”, tha Bushati.
Për këtë akuzë iu përgjigj ministrja Balluku.
“E nisët dhe e bitisët fjalën duke thënë gënjeshtra në emrin tim. Nuk i kemi shtuar metrat e kaskadës. 259 metra është por bëri të tjetra llogari drejtori. Mos u emociononi nga shifra që nuk i kuptoni”, tha ministrja”, tha Balluku.