Shoqata “Intelektualët e rinj, Shpresë”, që nga muaji Maj 2016 është angazhuar në monitorimin e progresit të procesit te konsultimeve në Bashkinë Shkodër.
Është publikuar Progres Raporti mbi Procesin e Konsultimeve në Bashkinë Shkodër. Sipas Florinda Lleshit, Menaxhere e Programit të Drejtësisë pranë kësaj shoqate, shprehet se vetëm katër kritere janë zbatuar nga bashkia, nga 19 që janë në total.
Gjatë këtij raporti janë hasur dy problematika, mungesa e koordinatorit për njoftimet dhe konsultimet publike dhe mosrespektimi i afateve.
Raporti i ka kaluar Bashkisë Shkodër, megjithatë edhe pse kanë kaluar relativisht shumë ditë, akoma kjo e fundit nuk ka kthyer një përgjigje zyrtare.
Ky raport synon të ketë një rol të rëndësishëm në vazhdim në konsultimet publike, duke bërë që vetë institucioni i qeverisjes lokale të jetë më i kujdesshëm.