Departamenti Amerikan i Shtetit, ka njoftuar se ish-ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim mban postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatik. Më parë, diplomatja amerikane mbante detyrën e Zëvendëssekretares së Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, post të cilën e mbajti nga 2023 deri në 2025.

“Një diplomat karriere, Ambasadorja Kim ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme. Ajo ka qenë ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Shqipërisë nga viti 2020 deri në vitin 2023, e nominuar nga Presidenti Trump dhe e vazhduar nën Presidentin Biden”, thuhet në biografin e saj të bërë publike nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Para këtyre detyrave, Yuri Kim ka qenë drejtore e Çështjeve të Evropës Jugore, përgjegjëse për Turqinë, Greqinë, Qipron dhe rajonin më të gjerë të Mesdheut Lindor; drejtor i Qendrës për Studimin e Sjelljes së Diplomacisë; dhe drejtor i Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake, përgjegjëse për NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Ajo ishte Shefe e Shtabit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe, më herët në karrierën e saj, një Asistente Speciale e Sekretarit Colin Poëell. Ajo ishte gjithashtu anëtare e delegacionit të SHBA në Bisedimet Gjashtëpalëshe për çështjen bërthamore të DPRK. Detyrat jashtë shtetit përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën.

Artikulli paraprakSYLVINHO NË KONFERENCË: NDESHJA NDAJ ANGLISË, E VËSHTIRË DHE E KËNDSHME!
Artikulli tjetërVKM/ ANDI MEMETI EMËROHET ZËVENDËSMINISTËR I FINANCAVE