24 tetori ishte afati i fundit për banorët e ish-artistikes për të liruar banesat sepse pretendohet se truallit i ka dalë pronari.

Banorët kanë qëndruar aty duke lënë punën për të ruajtur shtëpitë në të cilat bashkia Shkodër i sistemoi para 23 viteve. Banorët thonë se nuk kanë një vend tjetër për t’u strehuar ndaj janë të vendosur për të mos braktisur shtëpitë ku ndodhen prej më shumë se dy dekadash. Nga mëngjesi e deri në mbrëmje 15 familjet në afërsi t ëish-artistikes jetojnë me frikën se mund t’i dëbojnë. E quajnë të padrejtë që të lirojnë ndërtesat e vjetra ku jetojnë prej 24 vitesh sepse sipas tyre aty nuk ka patur pronar asnjëherë dhe kushdo që pretendon sipas tyre ka falsifikuar dokumentacionin.

Artikulli paraprakUSH KËRKESË MINISTRISË PËR MASTERIN
Artikulli tjetër“BENI ËSHTË KAMPION” FILLON NGA QYTETI I SHKODRËS