Ish-deputetja e Partisë Demokratike për Shkodrën, Izmira Ulqinaku, ka reaguar përmes një statusi në Facebook ku mohon se mbështet një nga kandidatët në garë për kreun e PDSH.

Ulqinaku shprehet se kandidatët që janë përballë Lulzim Bashës nuk punuan për fitoren e PD-së dhe se janë të sponsorizuar nga Rama për të hedhur baltë mbi mundin e sakrificën e të gjithë qendrestarëve dhe atyre që luftuan me të gjitha mënyrat përballë makinerisë së vjedhjes e blerjes së votave.

Ish-deputetja shtoi se vota e saj shkon vetëm për Lulzim Bashën që sipas Ulqinakut është njeriu i betejave dhe lideri model që i duhet Partisë Demokratike.

POSTIMI I IZMIRA ULQINAKUT

Artikulli paraprakSHQIPTARËT NË EURO 2020, NJIHUNI ME NËNTË FUTBOLLISTËT PJESËMARRËS
Artikulli tjetërSITUATA E COVID-19 NË 24 ORËT E FUNDIT, MSH RAPORTON NJË HUMBJE JETE DHE 11 RASTE TË REJA