Ish deputetja e Partisë Demokratike për Shkodrën Izmira Ulqinaku ka reaguar pas deklaratave të deputetes të PS Senida Mesi në emsionin “Tonight” në Star Plus Televizion. Ulqinaku e quan të turpshme dhe skandaloze faktin që deputetja e PS Mesi kërkohen tua hedh fajin qytetarëve për papunësinë apo keqqeverisjen dhe dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë me Shkodrën. Fillimisht ish deputetja Ulqinaku publikoi një video nga deklaratat e ish deputetes Mesi në emisionin “Tonight”:

Ja se çfarë shkruan ish deputetja e PD Ulqinaku pas kësaj deklarate të deputetes socialiste:
“Arroganca e pushtetit të Rilindjes ska kufij! Kjo është konsiderata e Rilindjes për qytetarët e Shkodrës! Në një kohë që papunësia, sidomos në Shkodër, ka kapur majat, Senida Mesi, akuzon qytetarët për mungesë dëshire për të punuar!

Ish ZvKryeminstrja dhe Deputetja e Qarkut Shkodër, në emision, tregoi zero ndjeshmëri për situatën e rëndë ekonomike të banorëve të Qarkut që përfaqëson. Me pafytyrësi ia hodhi fajin qytetarëve që sipas saj nuk aplikojnë për punësim, pasi punë ka. E turpshme dhe skandaloze sesi mundohen tua hedhin fajin qytetarëve, për të mbuluar keq qeverisjen dhe dështimet e njëpasnjëshme!

Edi Rama persekutimin më të madh ia bëri qytetit tonë! Duke patur kukulla marionetë përfaqësues shkodranë në Qeveri e Parlament, ai bëri gjithçka që deshi me Qarkun Shkodër. Të pazëshëm para Edi Ramës, por arrogantë deri në infinit me qytetarët; ata tregojnë qartësisht që në pushtet kanë ardhur nga krimi dhe votat e blera!

Mbas 7 vitesh në Qeveri, Partia Socialiste i leckosi shqiptarët, i varfëroi deri në ekstrem! I la pa punë e pa të ardhme! Dëboi nga vendi mijëra familje, duke boshatisur lagje e fshatra! Këtë shqiptarët e dijnë mirë sepse e kanë jetuar në kurriz, prandaj si asnjëherë më parë po i presin me padurim zgjedhjet! Me 25 Prill 2021 do jetë fundi i Edi Ramës dhe i kupolës së hajdutëve!”.

Artikulli paraprakDEPUTETJA MESI: PS FITON SËRISH, RAMA E DO SHKODRËN
Artikulli tjetër“UDHËTOJMË 20 MINUTA PËR T’U FURNIZUAR ME UJË”