Ish-Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj është marrë në pyetje në Prokurorinë e Shkodrës për 60 minuta paraditen e sotme.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje u thirr nga Task Forca e prokurorisë së Shkodrës ,ish- drejtoresha e Tatimeve, Shehaj. Në përfundim të dëshmisë së saj para prokurorit të çështjes, Shehaj nuk ka pranuar që të japë asnjë prononcim duke u mjaftuar me urimin “Gëzuar festat”. Pas largimit nga posti i Drejtoreshës së Tatimeve, Shehaj qëndroi për pak kohë në postin e zv/ ministres së Ekonomisë, por pak ditë më parë u dorëhoq. Burime pranë prokurorisë së Shkodrës, bëjnë me dije se dëshmia e ish drejtoreshës shehaj lidhet me një hetim të nisur prej kohësh nga prokuroria e Shkodrës në lidhje me disa afera kurruptive të evidentuara ne kete institucion të cilin shehaj e ka drejtuar për disa kohë.

Artikulli paraprakSHKODËR FINALIZOHET OPERACIONI “DISCOVERY”
Artikulli tjetërHIV/AIDS, SENSIBILIZIM NË SHKOLLËN “EDITH DURHAM”