Pakësimi gjithnjë e më shumë i besimtarëve që nuk festojnë si më parë festat ka shqetësuar ish rektorin e kongregatës saleziane Pascual Chavez Vilanueva i cili erdhi në Shkodër nga Roma ku shërben aktualisht për të kremtuar meshën e shenjtë të festës Zoja Ndihmëtare në kishën “Shën Gjon Bosko” në Shkodër. Ish drejtuesi i priftave salezian që përbëjnë Don Boskon, Vilanueva u shpreh se fajtore për emigrimin masiv të qytetarëve shqiptar është politika.

Shqiptarët kanë nevojë që t’i krijohen kushtet kryesore si vende pune apo shkollimi i duhur në mënyrë që të ndalet emigrimi shtoi më tej don Vilanueva.

Në kuadër të festës së Zojës Ndihmëtare kisha Saleziane “Shën Gjon Bosko” e Shkodrës kremtoi procesion në rrugët e qytetit. Me lutje dhe këngë besimtarët kanë përshkruar rrugët kryesore duke dhënë mesazhet e kësaj feste për kalimtarët e rastësishëm.

Prej ditësh në kishën “Shën Gjon Bosko” janë zhvilluar dhe një sërë aktivitetesh të tjera në kuadër të festës së Zojës Ndihmëtare.

 

Artikulli paraprakFERMENTIM, RRUGA PA SINJALISTIKË RREZIKON BANORËT
Artikulli tjetërSHKODËR, PROJEKT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA KRIMI