Kjo është ish-fabrika e duhanit në qytetin e Shkodrës. Dikur aty punonin 2800 persona. I gjithë duhani që prodhohej në Gurin e Zi, Postribë dhe Malësinë e Madhe grumbullohej dhe magazinohej në këtë ndërtesa të mëdha që tashmë kanë nisur të shemben. Kjo është një prej magazinave ku qëndronin tonelatat e duhanit të shkatërruar. Ashtu si të gjitha kapanonet e tjera edhe kjo është totalisht e shkatërruar.
Vetëm një pjesë e ish-fabrikës është privatizuar por aty nuk prodhohet duhan por këpucë. Të gjitha godinat e tjera të mëdha kanë degraduar. Si shkak i mosfunksionimit të kësaj fabrike por edhe të asnjë fabrike tjetër të ligjshme për prodhimin e duhanit bën që me tonelata të qëndrojnë stok në dyert e fermerëve që e prodhojnë atë. Aksioni i një dite më parë nga drejtoria e tatimeve, ajo e doganave dhe angelezëve të Croën Agents në disa vende përpunimi në Shkodër mund të përkthehet vetëm si një mbrojtje ndaj monopolit të cigareve siç vetë fermerët por edhe opozita akuzon qeverinë. Një ish-punonjës i isgh-fabrikës së duhanit në Shkodër jashtë kameras tregon se nëse duhani që prodhohet në Postribë, Gurin e Zi apo edhe Malësinë e Madhe përpunohet dhe fermentohet atëherë pa frikë konkuron në tregun e sotëm. Mbase lënia totalisht në harresë e ish-fabrikës e po ashtu mos ndihmesa e qeverisë për fermerët që merren me duhanin ka çuar në këtë situatë e madje ka detyruar që këto punishte të vogla të punojnë fshehtaz. Deputetët e Shkodrës gjatë fushatës elektorale në 2013-ën patën premtuar se ose do e eksportojnë duhanin tonë ose do e përpunojnë. Asnjë nga këto premtime nuk u mbajt me justifikimin se nuk është aq cilësor. Në fakt këto justifikime nuk qëndrojnë sepse edhe cilësia e cigareve që importohen aktualisht lë për të dëshiruar dhe e gjithë kjo zhurmë me Shkodrën më shumë se një luftë ndaj informalitetit mund të jetë edhe një mbrojtje ndaj monopoleve apo lulëzimit të bosëve të rinj të cigareve.