Rreth 100 vite më parë, në fshatin Grudë të Shkodrës ishte dikur fusha e aviacionit, në të uleshin dhe ngriheshin avionë nga e gjithë shqipëria.
Ndërsa tani kjo fushë është kthyer në vend për hedhjen e mbeturinave dhe inerteve. Ky është paradoksi shqiptar që shfaqet me të gjithë “ madhështinë” e tij në fushën e avicionit në Grudë. Tashmë kjo fushë është pa zot dhe si e tillë po copëtohet çdo ditë. Janë rreth 50 ha tokë që konsiderohen si pjesë e fushës së avicionit. Mësohet se kjo sipërfaqe është në pronësi të Minsitrisë së Mbrotjes, por kjo e fundit e ka lënë në mëshirë të fatit. Në kohën e përmbytjeve që përfshinë zonën e Shkodrës të gjithë avionët dhe helikopterët që sillnin ndihma për banorët uleshin aty ,e ndërsa në rast se persëriten sërish përmbytjet avionët nuk kanë se ku të ulen.Në ish- fushën e aviacionit në fshatin Grudë e Re janë shpërndarë ndihma dhe janë zhvilluar operacione stërvitore ushtarake.Ndërkohë që gjatë vitit 1999 në kohën e krizës së kosovarëve u ndërtua një kamp fushor nga austriakët. Nga ana tjetër në vitin 2000 u ndez drita jeshile duke u premtuar se do të investohej në këtë sipërfaqe për ta rikthyer në fushë avicioni , kryesisht për flutime brenda kufijve.