Prishja e të vetmes fushe stervitore të futbollit në Lezhë për ta kthyer në lulishte dhe ambjente të tjera sportive, ka nxitur reagimin e ish-fubollisteve me emer të ekipit të Besëlidhjes.Ata e konsiderojnë një veprim kriminal atë çfarë po ndodh me këtë terren sportive.

E kontaktuar për këtë çështje Bashkia Lezhë, bën me dije se kjo tokë është e bashkisë me çertifikatë pronësie dhe po zhvillohet përmes projektit që ka nisur, në ndërtimin e terreneve sportive, amjente çlodhese dhe kende lojrash për fëmijet.

Fusha stërvitore e njohur ndryshe si aneksi i stadiumit ka nisur të prishet, për t’i lënë vendin një tjetër hapësire rekreacioni ku është planifikua të ndërtohen fusha tenisi apo ambiente të tjera sportive.Ky investim me vlerë 125,459,273 leke është financuar nga Qeveria Shqiptare.

 

Artikulli paraprakSHPËRTHIM TRITOLI NË BANESËN E POLICIT NË SHKODËR
Artikulli tjetër“NDËRMENDJE” RIKTHEN NË SHKODËR ELDA LARON PAS 30 VITESH