Ish-futbollistët profesionistë përballen tri herë e gjysmë më tepër me rrezikun e vdekjes nga sëmundjet që lidhen me humbje të kujtesës, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë, kanë thënë ekspertët në Universitetin Glasgow.
Ekipi i shkencëtarëve ka hetuar shqetësimet se gjuajtja e topit me kokë mund të jetë e lidhur me dëmtimet në tru.
Ky studim ka nisur pas pretendimeve se ish-futbollisti Jeff Astle, ka vdekur për shkak të traumave që ka përjetuar në kokë.
Në hulumtim janë krahasuar vdekjet e 7,676 ish-futbollistëve në krahasim me 23,000 raste të marra nga popullsia e përgjithshme.
Kjo mostër është marrë nga burrat që kanë qenë pjesë e futbollit profesionist në Skoci në periudhën 1990-1976.
Studimin ka mbikëqyrë Asociacioni i Futbollit dhe Asociacioni i Futbollistëve Profesionalë, pas projekteve të ngjashme kërkimore, të cilat janë shtyrë duke zemëruar familjen e Astle.
Megjithatë, ndonëse futbollistët kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet mendore, ata kanë më pak mundësi të vdesin nga sëmundje tjera siç janë ato të zemrës, disa lloje të kancerit, duke përfshirë atë të mushkërive.