Banorët tek ish gjeologjia kanë zhvilluar një tjetër protestë teksa kanë dalë në mbrojtje të shtëpive të tyre.

14 dhjetori ka qenë data e përcaktuar nga zyra e përmbarimit për lirimin e ndërtesave sepse toka ku ato ndodhen ka një pronar që ka dalë kohët e fundit. Pronari sipas banorëve ka falsifikuar dokumentacionin. Banorët tek ish gjeologjia bëjnë thirrje për ndihmë nga institucionet ndërsa janë të vendosur për të mos lëshuar banesat e tyre. Pavarësisht se kanë pritur për disa orë zyra e përmbarimit por as forcat e policisë nuk kanë shkuar tek ish gjeologjia ndërsa banorët jetojnë çdo ditë me frikë dhe ankth.

Artikulli paraprak4 VITE I DËNUAR, ARRESTOHET NJË SHTETAS
Artikulli tjetërNDIHMA EKONOMIKE, POSTRIBA DREJT MBYLLJES SË APLIKIMEVE