As për të dytën herë 20 familjet tek ish-gjeologjia nuk kanë lejuar policinë dhe përmbaruesit të ekzekutojnë urdhërin për të dalë nga shtëpitë.
Gra, fëmijë dhe burrat e zonës i kanë bërë barrikadë dhe kanë debatuar. Shtëpitë tek ish gjeologjia ndodhen në një truall për të cilin Nikolin Kujxhija, ish-zyrtar në parlament pretendon se është ai pronari por banorët e quajnë një falsifikator. Situata është nxehur dhe një gruaje, e sëmurë me zemër i ra të fikët. Policia nuk ka bërë asnjë veprim përveç debateve. Banorët mbanin të gatshme molotov të bërë me dorë, këto shkopinj, një grumbull gurësh apo edhe vezët. Më herët policia ka marrë armët që disa prej banorëve i kishin me leje. Pas dy orësh gjendje gatishmëria policia është tërhequr pas një marrëveshjeje paraprake. Për 6 muaj do ketë negociata dhe gjatë kësaj kohe do pritet edhe një vendim nga Gjykata e Lartë, marrëveshje e nëshkruar mes vetë banorëve dhe përmbaruesve.