Ka mbërritur për herë të parë në Shqipëri dhe menjëherë ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Fjala është për një nga emrat më të mëdhenj të historisë së boksit botëror, amerikanit Roy Jones Junior. Ai është i ftuari VIP i promotorit Mondi Ndou dhe i organizatorëve të tjerë të turneut “Fists Of Fire 2” që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Roy Jones Junior dha edhe një prononcim për mediat, ku foli rreth arritjeve të karrierës së tij.

Roy Jones Junior tha se kjo nuk do jetë hera e vetme që ai do të vijë në Shkodër.
Ish-kampioni i botës, Roy Jones Junior, ka sjellë në turneun “Fists Of Fire 2” edhe sportisten e tij Ikram Kërwat për t’u ndeshur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Artikulli paraprakQATIP OSMANI: JEMI GATI PËR ERZENIN
Artikulli tjetërDHUNOI FIZIKISHT 44 -VJEÇARIN PAS NJË SHERRI PËR MOTIVE TË DOBËTA, 31-VJEÇARI NGA MAMURRASI “BRAKTIS VENDNGJARJEN”, DETAJE