Ish-Komandanti serb i arrestuar në Mal të Zi “Ndihem i kërcënuar nga të burgosurit shqiptarë”

 Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiç, është marrë në pyetje për gati shtatë orë në Prokurorinë e Malit të Zi. Sipas gazetës malazeze “Pobjeda”, Dikiç është marrë në pyetje për arsyen e vizitës në Mal të Zi një ditë para zgjedhjeve parlamentare. Gjatë marrjes në pyetje Dikiç është përballur me fakte të cilat Prokuroria i posedonte në lidhje me çështjen e tij. Për shkak të rastit shumë të ndjeshëm, nuk është bërë e ditur se çfarë ka thënë ish-komandanti serb. Por mediat kryesore të Malit të Zi kanë raportuar se Dikiç është ankuar se ndihet i kërcënuar në burg nga shqiptarët. Ai bashkë me 19 serbë të tjerë janë arrestuar për shkak të dyshimeve për sulm terrorist dhe grusht shteti në Mal të Zi.

Artikulli paraprakRUSIA TESTON VETEN,STERVITJE MADHORE NUKLEARE
Artikulli tjetërVENDIMI I SOTEM PER LEGALIZIMET,PESE KATEGORITE QE PERFITOJNE