Pasi Prokuroria e akuzon për “shpërdorim detyre”, ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halili, vijon të jetë në ndjekje nga policia.

Uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesën e tij dhe nëpër ambiente të tjera, por Halili nuk është gjetur.  Ish-kryebashkiaku i Kukësit është një tjetër përfaqësues i LSI që vihet nën akuzë dhe pritet që të arrestohet. Policia e Kukësit ditën e djeshme shkoi të ekzekutonte urdhërin e arrestimit, por nuk e gjeti në shtëpinë e tij. Katër makina qëndruan aty për disa orë, por familjarët i thanë shefit të policisë se nuk kanë asnjë dijeni ku ndodhej Halili dhe se në kontaktin e fundit që ata kishin patur, ai ndodhej në Tiranë për çështje pune.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakVLLAZNIA, GATI PËR DISA LARGIME FUTBOLLISTËSH
Artikulli tjetërSHUKRI XHELILI ÇON EDI RAMËN NË GJYKATËN KUSHTETUESE PËR SHKARKIM TË PADREJTË