Ish kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me djegien e një bujtine në fshatin turistik të Thethit, ku në këtë postim ai sjell një mesazh të dërguar nga një qytetarë i cili tregon arsyen e djegies së bujtinës.
POSTIMI I PLOTË:
Digjet nga OSHEE bujtina Guri ne Theth. Shteti zjarrvënës me instalimet e tij. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital.
Përshendetje dr. Ju kontaktoj nga Thethi, nga bujtina Guri që u shua nga flakët ditën e djeshme. Shkaku ishte rryma elektrike e luhatur dhe mungesa e një zjarrfikseje në Theth, ishte e pamundur fikja e zjarrit, djersa e 20 viteve u shua për më pak se 2 orë , qeveria nuk mori masa as nuk interesohet për fshataret e Thethit.
Shkruan qytetari në mesazhin e dërguar për ish kryeministrin Sali Berisha.