Ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis ka kritikuar vendimin e BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë që nuk hapi negociatat, por nuk ka kursyer as dy vendet në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve dhe progresin që duhet të bëjnë.

Ish-kryeministri shikon ende “re” në rajon, pasi u shpreh se “Ballkani Perëndimor, 20 vjet pas luftës së fundit në rajon, për fat të keq mbetet një vrimë e zezë në hartën evropiane.

Po, nuk ka konflikte të përgjakshme si në këtë kohë, por situata në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Shqipëri, në veçanti, është duke ngecur apo edhe duke u kthye” tha ai.

Duke u ndalur te Shqipëria ai e vendosi theksin te mbrojtja e të drejtave të pakicës etnike greke. “Pa zbatimin e standardeve evropiane për këtë çështje dhe pa përmbushjen e detyrimeve të saj, Shqipëria nuk mund të presë përfundimin e kursit të saj evropian,” nënvizoi ai.

Vetoja e Francës bllokoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pasi Macron kërkoi më parë reformimin e unionit më pas zgjerim me vende të tjera.

Artikulli paraprakCAKAJ PRET DREJTORIN E ZYRËS SË SIGURISË SË NATO-S: DO ARRIJMË OBJEKTIVIN E PËRCAKTUAR NË SAMITIN E BRUKSELIT
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE, MBËRRIJNË SOT NË TIRANË DY RAPORTUES TË KËSHILLIT TË EUROPËS