Ish kryeministri Sali Berisha do të mbajë nesër ‘foltoren’ e radhës me shqiptarët e Greqisë. Komisioni i Rithemelimit bën me dije se takimi do të mbahet në orën 12:00 dhe do të transmetohet live në kanalin e YouTube.
Njoftim për media!
Të nderuar kolegë, nesër më datë 20 Mars, në ora 12:00, lideri historik i Partisë Demokratike mban “Foltoren” e radhës me shqiptarët e Greqisë.
Transmetimi i Foltores do të mundësohet drejtepërdrejtë me anë të regjisë qendrore dhe kanalit zyrtar Youtube të z.Berisha.