LIRIDON LECIT I BËHET TJETËR KAMERA E FSHEHTË NË SUEDI.

Ish-lojtari kosovar i Vllaznisë Liridon Leci vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Suedi,rreth ndeshjeve të trukuara. Futbollisti kosovar i cili u largua nga kampionati suedez pasi u dyshua për trupimin e ndeshjeve është rikthyer si temë diskutimi përsëri në shtetin skandinav. Një video tjetër e cila është siguruar nga faqja më e madhe suedeze për sport fotbollskanalen.se, Leci përmend edhe kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën. Mbrojtësi prishtinas i Hajvalisë ka qenë pjesë e skuadrës Landskrona ku u dyshua për kurdisje para se të largohej nga aty. “Njerëzit në Shqipëri më japin një mbështetje të madhe mua. Unë kam pasaportën shqiptare vetëm pse e bëj këtë punë. Armando Duka ma dha mua atë”, dëgjohet Leci duke i thënë personit që ka xhiruar, shkruan Fotbollskanalen. Gazeta suedeze ka tentuar të kontaktojë edhe me FSHF­në, por kontakti ka qenë i pamundur. Prishtinasi që ka rënë pre e një tjetër videoje me kamerë të fshehur, thotë se ka njerëzit e tij në Suedi që e kanë bërë punën e kurdisjeve të ndeshjeve mbi 13 herë dhe nuk janë zënë asnjëherë të vetme. “Unë kam njerëzit e mi futbollistë që e kanë bërë këtë gjë mbi 13 herë dhe ata nuk kanë dështuar asnjëherë”, thotë Leci, i cili pretendon që ka një rrjet të mirë të lojtarëve të cilët janë të përgatitur për të kurdisur ndeshje. Leci, thotë se ka kontaktet e tij në Suedi dhe për një ndeshje ka fituar deri në 200.000 mijë euro. “Prej 20 ndeshjeve, tri janë të kurdisura. Dhe unë kamë shumë njerëz aty”, thotë Leci në videon e re që e ka gazeta Fotbollskanalen. “Për të blerë ndeshjen tre persona dëshirojnë nga 50 mijë euro”, ka shtuar Leci. Tashmë nuk ka më dyshim që një ish-lojtari dhe i kuqebluve është përfshirë në skandalin trukimeve, por jo vetëm pasi është kreu i Federatës Shqiptare që po përlyhen në hijet e trukimeve të ndeshjeve.

Artikulli paraprak“AHMET ZOGU, PRESIDENTI QE U BE MBRET”
Artikulli tjetërVLLAZNIA E BINDUR PËR SUKSES NDAJ KUKËSIT