Ish ministri grek i mbrojtjes dënohet me 19 vite burg

Një gjykatë Penale e Apelit në Greqi ka dënuar ish-ministrin e Mbrojtjes të Greqisë. Akis Tsohatzopulos mori dënimin maksimal me 19 vite burg. Politikani 78-vjeçar shërbeu si ministër në disa kabinete PASOK nga viti 1981 dhe 2004. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Kostas Simitis prej vitit 1996 deri në vitin 2001. Akis Tsohatzopoulos dhe 15 të pandehur të tjerë përfshirë vajzën dhe bashkëshorten e tij, janë akuzuar për ryshfete të paligjshme, për blerjen e sistemit të raketave TOR-M1 dhe nëndetëseve të marinës greke nga forcat e armatosura greke. Tetë nga pesëmbëdhjetë të pandehurit e tjerë të shpallur fajtorë u çuan në burg. Vendimi për Tsochatzopoulos ishte shtyrë nga Gjykata e Athinës për tre vite rresht.

Artikulli paraprakKANOS ME ARMË GJAHU TË VËLLANË, NË PRANGA 60-VJEÇARI
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON PREFEKTËT E RINJ: ATO JANË 12 ISH-USHTARAKË