Shkolla e mesme “Jordan Misja” në Shkodër ftoi ish nxënësen e kësaj shkolle, shkrimtaren Rozafa Shpuza në një bisedë për librat e saj në kuadër të tetorit, muajit të letërsisë. Drejtorja e shkollës Blediana Nika tha se Shpuza bën pjesë tek ato ish nxënës me të cilën shkolla “Jordan Misja” krenohet.

Për vetë shkrimtaren ishte një emocion të rikthehet tashmë si poete për të folur në shkollen ku kaloi një pjesë të rinisë së saj.

Biseda u përqëndrua tek librat e shkrimtares Shpuza që në qendër të vëmendjes kanë gjithçka të bukur të një qyteti si Shkodra.

Këto takime në tetorin e letërsisë në shkollën “Jordan Misja” do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme për të sjellë sa më pranë nxënësve shkrimtarë të njohur të Shkodrës por edhe më gjërë.

Artikulli paraprakVLLAZNIA GJASHTË MUNGESA NDAJ SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërARRESTOHET 24-VJEÇARI. POLICIA OPERACIONE NË MALËSI TË MADHE DHE PUKË