Era e fortë që fryen prej ditësh ka bërë që edhe mbetjet e depozituara në fshatin Grudë të shpërndahen në një sipërfaqe të madhe të fshatit. Zona e njohur si ish-pista e aviacionit prej kohësh dallohet si vend depozitimi për mbetjet urbane dhe inerte. Ajo çfarë bie në sy është fakti se kazanët janë të boshatisur, por asnjëherë nuk është vënë dorë në heqjen e çdo mbetje që prej vitesh hidhet në këtë zonë pa marrë parasysh dëmet mjedisore që shkaktohet.
Me një vështrim të vogël në këtë zonë, gjithçka që të sheh syri janë vetëm qese plastike apo kuti kartoni të cilat era I ka zhvendosur disa metra më larg se vendi I grumbullimit. Janë vetë banorë të zonës, por edhe biznese të ndryshme të cilat përmes hedhjes së mbeturinave, ish-pistës së avviacionit I kanë dhënë pamjen e një landfilli në mes të fshatit Grudë në njësinë administrative Rrethina.
Një situatë e tillë shpesh herë është parë edhe në zona të tjera të qytetit të shkodrës, ku menaxhimi I mbetjeve ka dështuar, por çfarë vihet re është mungesa e përgjegjshmërisë tek ato individë të cilët nuk ndalen para kësaj masakre mjedisore.
Rreth 100 vite më parë, kjo zonë në fshatin Grudë është përdorur si pistë e mriëfilltë avicioni në të cilën uleshin dhe ngriheshin avionë nga I gjithë vendi. Ndërsa tani, falë erës së fortë që fryen në këtë zonë, të vetmet që mund të ngrihen nga toka janë mbeturinat