Ish-presidenti izraelit Peres shtrohet në spital pas një iktusi
Shimon Peres ish-presidenti izraelit ndodhet në spital pasi u godit nga një iktus që i shkaktoi hemoragji cerebrale. I shtruar në reanimacion ai u ndihmua nga një aparat për frymëmarrje artificiale, por tashmë është i vetëdijshëm dhe mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore dhe pse e rënduar është e qëndrueshme. Ish-kreu i shtetit, 93 vjeç, muajt e fundit ndodhej në spital për probleme me zemrën. Peres ka marrë çmimin Nobel për Paqen në vitin 1994. Peres përfundoi mandatin e tij si presidenti i nëntë i shtetit izraelit në vitin 2014, por ka qëndruar shumë aktiv dhe i pranishëm në politikën izraelite