Presidenti i fundit i Presidencës së Jugosllavisë në vitin 1991 dhe presidenti i Kroacisë për dy mandate rresht, një dekadë më vonë, Stjepan Mesiç nuk është i huaj për shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë.

Ai ka qenë mjaft i zëshëm në mbështetjen e tyre, ndërsa ishte dëshmitar, së pari, i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe fushatës së përgjakshme të dhjetëvjeçarit të Sllobodan Millosheviçit.

Për luftën në përgjithësi, do të doja të përmendja këtu një paragraf nga një intervistë e Mesiç rreth tre vjet më parë: “Luftërat nuk shkaktohen nga njerëzit, ata janë vetëm viktima, individë dhe grupe krijojnë luftra për egoizmin e tyre.

Në luftë, vetëm ata që kurrë nuk e kanë parë njëri-tjetrin, vdesin dhe ata që shkaktojnë luftën nuk e ndiejnë kurrë atë”.

Kjo është arsyeja pse ai shpreson se periudha e errët e viteve ’90 nuk do të kthehet kurrë në rajon, dhe për të siguruar këtë, BE duhet të mbështesë dhe integrojë Ballkanin Perëndimor në mënyrë aktive.

Nga ana tjetër, Mesiç e sheh ende Serbinë si një shkak të konfliktit, me gjithë rënien e Millosheviçit, klasa politike e vendit nuk ka bërë asnjëherë një reflektim, dhe ka mbetur e frymëzuar nga ëndrrat e vjetra jorealiste, duke përdorur mjete të reja.

Artikulli paraprakPD DO TË THËRRASË KUVENDIN ME 15 DHJETOR
Artikulli tjetërFOTO/ ‘E FLET PAK SHQIPEN’, META TAKON NIPIN E JERONIM DE RADËS