Ish-Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani nga Shkodra deklaron se e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën në të cilën ndodhet vendi është lëvizja e qytetarëve shqiptar përmes protestave. Sipas ish presidentit nuk ka vend për dialog politik kur kjo mazhorancë ka instaluar këtë sistem të dhunshëm që po shkatërron të ardhmen tonë.
Vendosja në krye të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion por edhe të paktën një prokurori që të dy me të kaluar të dyshimtë dhe lidhje të ngushta politike me mazhorancën ka bërë që të humb totalisht besimi i qytetarëve shprehet ish Presidenti Nishani tek institucionet e reja të drejtësisë.
Ajo që ka bërë mazhoranca në këto tre vite është asgjesimi Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese me qëllim për të mos patur asnjë kontroll mbi veten e saj.
Për përplasjet mes mazhorancës dhe Presidencës aktuale ish kreu i shtetit Bujar Nishani tha se qeveria është sjellë në mënyrë të dhunshme me të gjithë institucionet e shtetit në 6 vite me radhë duke përfshirë edhe Presidencën.