Ish Presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke komentuar ngjarjen e fundit në Shkodër të vrasjes të Fatos Verracakut dhe plagosjes të Fatmir Meaj tha se momentalisht qyteti i Shkodrës është marrë peng nga individë apo grupe kriminale.

Situata e kriminalitetit në Shqipëri është një shqetësim ndërkombëtar tha ish presidenti Nishani.

Mbledhja ose jo e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për situatën kriminale në Shqipëri mbetet sipas ish kreut të shtetit një çështje e Presidentit aktual.

Bujar Nishani nëse do të kishte qenë Presidenti aktual ashtu si Ilir Meta s’do e kishte dekretuar Sandër Lleshaj si Ministër të Brendshëm.

I pyetur për opozitën që është jashtë Parlamentit, ish Presidenti Nishani thotë se vendimi i liderit Basha është i drejtë.

Ish presidenti Bujar Nishani deklaratat i bëri si i ftuar në konferencën shkencore “Shkodra në vitet e komunizmit 1945-1953”.

 

Artikulli paraprak“VOL-VO4”/ LIROHEN NGA BURGU DY ISH-DEPUTETËT E PS
Artikulli tjetërVETINGU SHKARKON PROKURORIN RAMADAN TROCI