Raporti i UEFA-s për trukim ndeshjesh të Skënderbeut në vitet e fundit, po sjell reagime të shumta nga klubi korçarë apo opinioni sportiv në Shqipëri.

Me anjë të një komunikate disa ditë më parë KF Skënderbeu hodhi poshtë këto akuza edhe një herë duke shtuar se janë bazuar vetëm në dyshime dhe jo të vërtetuara. Reagimi i radhës erdhi nga ish-presidenti Agim Zeqo, i cili e ka drejtuar pë 2 vite e gjysmë skuadrën duke e shpallur edhe kampione të Shqipërisë. Zeqo hodhi poshtë akuzat se Skënderbeu është përfshirë në një aferë të tillë, duke shtuar se ajo që është arritur është merituar plotësisht. “Sulmet e ditëve të fundit ne bashkërisht duhet t’i marrim vetëm si një përpjekje të disa grupeve të caktuara, të cilat nëpërmjet letrave anonime apo ndonjë lidhjeje të tyre miqësore në institucionin e UEFA-s, kanë menduar se do të përfitojnë financiarisht apo dëmtojnë figurën time dhe imazhin e ekipit të Skënderbeut” Sipas ish-drejtuesit të Skënderbeut këto janë vetëm sulme të pababazuara dhe se do të përgjigjet duke kërkuar drejtësi për imazhin e dëmtuar. Skënderbeu u ndëshkua me një sezon përjashtim nga kupat e Europës nga Komisionet e UEFA-s, një vendim që më pas u apelua edhe në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, por që nuk ndryshoi.

Artikulli paraprakSHBA:CLINTON PROBLEME ME SHENDETIN,BRAKTIS CEREMONINE PER 11 SHTATORIN
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, RRITJE TË TEMPERATURAVE