Ish-prokurori Agron Matjani është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në një lagje të Prizrenit mëngjesin e sotëm.
Sipas mediave kosovare, Matjani kohët e fundit kishte pasur probleme shëndetësore, vuante nga diabeti i rëndë nga i cili i rrezikohej njëra këmbë.
Prokuroria nuk hedh poshtë dyshimet për vetëvrasje, mirëpo thotë se për një version të tillë është herët të flitet.
Ish-prokurori ishte gjetur nga gruaja tij në vaskën e banjos, e cila kishte njoftuar forcat e rendit.
Dyshimet e para që çojnë drejt vetëvrasjes ishin prerja e venave të njërës këmbë.
Matjani kohëve të fundit po përjetonte një gjendje depresive pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të diabetit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë Themelore në Prizren, rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë brenda institucioneve të hetuesisë në vend.
Agron Metjani, më herët ishte prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjakovës derisa u shkarkua nga kjo përgjegjësi me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Gjatë detyrës si prokuror, Matjani trajtoi raste nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, siç është edhe ai i vrasjes makabre të gruas dhe vajzës nga Pjetër Nrecaj.