Prej 26 vitesh, 80 familje nga zona e Ish Repartit Ushtarak në periferi të qytetit të Shkodrës, vujanë mungesën e infrastrukturës rrugore.

Aksi tejet i amortizuar që lidh këtë zonë periferike me qytetin nuk ka njohur asnjë investim, ndërsa banorët thonë se çdo gjë ka mbetur në kuadrin e premtimeve elektorale. Në këtë zonë janë rreth 2 kilometra rrugë që ndërhyrje sado të vogla do t’u vinin në ndihmë banorëve. Pavarësisht se gjatë fushatave elektorlae ka patur shumë premtime për rikonstruktimin e rrugës, deri tashmë asgjë nuk është konkretizuar. Si pasojë e këtij amortizimi total, ata që e kanë më të vështirë janë drejtuesit e mjeteve.

Artikulli paraprakMBJELLJA E TOKAVE BUJQËSORE, TENDENCË RRITJEJE
Artikulli tjetërMULA: VLLAZNIA E KONSOLIDUAR, VLERËSOJ LOJËN