Ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen është nën hetim për rolin e tij në falimentimin e Bankës Letoneze PNB. Sipas autoriteteve letoneze, Rasmussen, i cili ishte nënkryetar i grupit të pavarur të menaxhimit të PNB, dhe ish-menaxherë të tjerë janë nën hetim. Pretendohet se grupi nën hetim ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, duke pranuar marrëveshje të mëdha pa kolateral, që kanë rezultuar në rreth 140 milionë euro “boshllëk” në asetet e bankës.
“Autoritetet nuk e komentuan rastin më në detaje, pasi hetimet janë ende në vazhdim”, shkruan gazeta daneze Borsen.
Rasmussen ishte kryeministër i Danimarkës nga viti 2001 deri në vitin 2009, përpara se të drejtonte organizatën ushtarake transatlantike. Ai themeloi firmën konsulente Rasmussen Global dhe bashkëkryeson Grupin për Garancitë e Sigurisë Ndërkombëtare për Ukrainën, së bashku me Andriy Yermak, këshilltarin kryesor të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.