ALFRED OLLI AKUZOHET PËR “SHPËRDORIM DETYRE”, ME FONDET E EMERGJENCAVE CIVILE.

Ministria e Brendshme njofton se ka bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, për 5 ish-funksionare të Ministrisë së Brendshme. Ata janë Alfred Olli, ish-drejtor i Përgjithshëm i Emergjencave Civile; Maksimiljan Dhima, drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Koordinimit në Drejtorinë e Emergjencave Civile Arben Qesaraj, specialist, Adem Kapo, ish-specialist. Ata akuzohen se kane shkelur ligjin duke  dhënë fonde për pesë persona me aktivitet tregtar në shumën 1,000,000 lekë. Përveç vlerës së dëmit ekonomik në shumën e mësipërme, është krijuar mundësia e dëmit ekonomik për detyrimin e buxhetit të shtetit edhe ndaj 31 personave me aktivitet tregtar privat në shumën 143 milionë lekë. Janë akorduar fonde në shumën 58 milionë lekë, për emergjencën e krijuar nga reshjet e dëborës, pa dokumentacion justifikues. Janë dhënë fonde për emergjencë, në kundërshtim me ligjin për 11 njësi të qeverisjes vendore në shumën 3 milionë lekë. Janë akorduar fonde për ndihmë në katër raste për shumën 600 mije lekë, pa asnjë dokumentacion.  Mungojnë dy skafe me vlerë 1.1 milionë lekë.Gjithashtu është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre edhe Drita Avdyli, ish-drejtoreshë e  Drejtorisë së Shtetësisë dhe Refugjatëve. Nga auditi i kryer ka rezultuar se Avdyli është përgjegjëse për shpërdorim detyre, në procedurat për fitimin, rifitimin dhe heqjen dorë nga shtetësia shqiptare si dhe keqmenaxhimin e aktiveve, me pasoja financiare në buxhetin e shtetit në vlerën 245 125 lekë.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/xae3h9aOhr4″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakRAINERI: VETËM NE MUND TI ZGJIDHIM PROBLEMET
Artikulli tjetërKRYETARI I AMA-s, DËGJOHEN KANDIDATËT