Në 76 vjetorin e përkujtimit të masakrës së Koplikut nga regjimi komunist ku 4 emra të shquar Dom Aleksandër Sirdani, Dom Pjetër Çuni, Taro Keqi, Nikë Mark Rexha u hodhën në gropën e ujërave të zeza dhe u lanë të vdekur, Unioni Mbarëkombëtar i ish të Përndjekurve Politik kërkoi nga Malësia e Madhe dënimin me ligj të krimeve makabre të komunizmit.
Një mesazh Ndregjoni ka edhe për opozitën shqiptare.
Arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra tha se 6 muaj pas kërkesës së kishës katolike për një projektligj për dënimin e krimeve të komunizmit, Parlamenti Shqiptar është ende në gjumë.
Massafra tregoi edhe historinë për tre skeletët e gjetur në gropën e ujëravë të zeza ku u hodhën afro 76 vite më parë.
Masakra e Koplikut u përkujtua edhe në kuadër të 23 gushtit, ditës së shiritit të zi e cila është dita europiane e Kujtesës së krimeve komuniste, naziste, fashiste e staliniste. Vera e vitit 1948 në Koplik u mbyll në mënyrën më gjakatare të mundshme. Për më shumë se një muaj popullsia civile e Malësisë së Madhe, e njohur për qëndrimin antikomunist, u terrorizua dhe shumë burra e gra u rrahën, u torturuan dhe u vranë.