Situata me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik po përkeqësohet dita-ditës. Kryetari i shoqatës ish të përndjekurve politik, Zenel Drangu, thotë se dëmshpërblime ka patur vetëm për 600 persona, ndërkohë që gjithsej numri përllogaritet rreth 2400.
Përsa u përket datave të përcaktuara, Drangu thotë se asnjë afat nuk është zbatuar. Gjatë këtij viti, Ministria e Financave akordoi fondin për shpërndarjen e këstit të gjashtë dhe të shtatë për ish të përndjekurit, por edhe kjo shpërndarje ka qenë e kufizuar tek një numër tepër I ulët personash. Një pjesë e konsiderueshme e ish të përndjekurve politik nuk kanë marrë akoma këstin e parë të dëmshpërblimeve.